Marrëveshja Kosovë-Serbi, Thaçi: Jo ndarje territoresh, zgjidhja racionale
Nuk është marrëveshja më e mirë e mundshme për Kosovën, por një kapitull i ri në historinë mes dy shteteve pas një periudhe të gjatë konflikti. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë së Kosovës Hashim Thaci në një konferencë për gazetarët pas nëshkrimit të marrëveshjes ndërshtetërore Kosovë-Serbi, duke vlerësuar se marrëveshja i shërben normalizimit të Kosovës dhe i hap rrugë prespektivës europiane të saj.“Kosova ka fituar, Serbia ka fituar dhe rajoni në përgjithësi ka fituar”, ka thënë Thaçi, duke shtuar, me marrëveshjen e nënshkruar do të normalizohet edhe gjendja në veriun e vendit.“Normalisht që procesi i negociatave nuk ka qenë i lehtë, por e rëndësishme është që kemi arritur të shtyjmë përpara interesat e qytetarëve tonë”, tha ai.Sipas kreut të ekzekutivit, Policia e Kosovës do të funksionoj me ligjet e Kosovës edhe në veri, po ashtu edhe asociacioni e gjyqësori do të funksionoj me ligjet e njëjta.Ai ka thënë se, strukturat paralele do të shpërbehen dhe zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës do të organizohen në pjesën e dytë të këtij viti me ndihmën e OSBE-së.“Ne kemi marrë garanci nga NATO se edhe ata do të jenë partner për realizimin e marrëveshjes, garanci kemi edhe nga Bashkimi Evropian”, ka pohuar kryeministri, duke shtuar, kjo marrëveshje është e mirë për të gjithë.Thaçi i ka ftuar të gjithë të mos bien pre e atyre që për 14 vjet e kanë mbajtur peng jetën e qytetarëve për përfitime të ngushta politike e materiale.Shefi i Qeverisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos atyre në veri, që le ta kuptojnë këtë marrëveshje, si të vullnetit të mirë, të një epoke të re, të mirëqenies dhe stabilitetit.“Substanca e marrëveshjes është e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kosova përfundimisht me marrëveshjen e djeshme hynë në epokën e normalitetit. Ajo që është me rëndesë është se kemi marrë garracin e NATO-s, se ajo do qëndrojë në Kosovë edhe në të ardhmen. Me këtë marrëveshje i’a kemi lehtësuar marrëveshjen NATO-s për lëvizjen e lirë. Tani energjitë duhet t’i fokusojmë në zhvillimin e vendit”, tha Thaçi."Kjo është një marrëveshje e një negociate jo të lehtë, është një marrëveshje racionale, por nuk është ideale. Kjo ka qenë zgjidhja më e mirë e mundshme e arritur", tha kryeministri.Ndërkaq shefi i qeverisë së Kosovës njoftoi se të dielën do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend në orën 20:00 lidhur me marrëveshjen e nënshkruar.Të premten Kosova dhe Serbia arritën të nënshkruajnë marrëveshjen pas 10 raundesh bisedimesh mes palëve.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç nën ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, konfirmuan nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.Shefja e politikës së jashtme në BE, Baronesha Ashton, deklaroi para gazetarëve se dy kryeministrat kanë vendosur firmat e tyre në dokument dhe me këtë akt negociatat kanë përfunduar."Dua t'i uroj të dy për vendosmërinë dhe guximin që kanë pasur gjatë këtyre muajve. është e rëndësishme që ajo që po shohimt tani është një hap më larg nga e kaluara dhe për të dy një hap më afër Evropës", tha Ashton .Gjithashtu pas firmosjes së marrëveshjes kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se delegacioni serb ka marrë një ofertë shumë më të mirë në këtë takim, për të cilin vendimin përfundimtar do ta marrë Presidenti i Serbisë, gjatë takimeve të fundjavës në Beograd.