Negociatat Kosovë-Serbi, sot raundi i dhjetë i bisedimeve

Në mesditë sërish pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç. Ky takim po vazhdon me ftesën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.Thaçi dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, nga Lubjana kanë udhëtuar drejt Brukselit, për të vazhduar bisedimet me palën serbe.Lajmin për kthimin e delegacionit të Kosovës në Bruksel fillimisht e ka konfirmuar zyra e qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe delegacioni serb i udhëheqeur nga kryeministri Ivica Daçiç  gjatë natës janë nisur për në Bruksel.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç  tha se Beogradi ka dëshirë që të arrijë një lloj marrëveshjeje me Prishtinë.Sipas tij, është më e rëndësishme që të arrihet një lloj marrëveshjeje e tillë, e cila do të mundësonte jetën normale në dy shtetet.Raundi i 9 i bisedimeve u mbyll pa marrëveshje edhe pse u tha se palët ishin  shumë afër në qëndrimet e tyre.Ashton kërkon që palët të bien dëkord deri të hënën, kur ajo do të paraqesë raportin e saj ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.