15 pikat e fimosura të marrëveshjes Kosovë - Serbi

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve është arritur, por çfarë parashikon draft marrëveshja e firmosur nga dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç?Dy kryeministrat kanë firmosur 15 pikat e ndryshuara në takimin e fundit nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, të cilat janë ..1: "Bashkësi/Asociacion" të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.2: "Bashkësia/Asociacioni" do të formohet me statut.3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë ashtu si dhe rajonet ekzistuese në Kosovë.4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës europiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.5: "Bashkësia/Asociacioni" do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i ato jepen nga autoritetet qëndrore.6: "Bashkësia/Asociacioni" do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet "Policia e Kosovës".8: Pika tetë sqaron se "e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës" dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t'u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime në takimet mes dy palëve. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një postë të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë një serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë, të cilët do ta paraqesin.Katër kryetarët e komunave në emër të "Bashkësisë/Asociacionit", përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.10: Sipas marrëveshjes së propozuar "autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themeloj një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.12: Flet për formimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të formohej deri me 26 Prill. Në implementimin e kësaj marrëveshje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.13: Sipas pikës 13 palët duhet të arrihet  marrëveshje për energjinë dhe telekomin para mesit të muajt qershor po të këtij viti.14: palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjeret që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.Pikërisht kjo pikë, Sipas mediave serbe është Pika kontestuese për palën serbe, , që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, është riformuluar dhe parasheh që Serbia dhe Kosova mos ta bllokojnë njëra-tjetrën në procesin e integrimeve europiane.15: Ndërsa Pika e fundit e marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.