Serbët në rikthejnë barrikadat, bllokohen disa fshatra në veri
Arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës e Serbisë ka sjell tre barrikada të reja në rrugët në veri të Kosovës.Vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, serbët e veriut janë vënë në lëvizje duke bllokuar disa fshatra të veriut të Mitrovicës, konkretisht në Leposaviq, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë.Me gjithë bllokadat dhe sulmet e shumta që kanë përjetuar viteve të fundit, banorët e veriut të Mitrovicës po i mban shpresa se kjo marrëveshje do të sjellë përmirësim të gjendjes në veri.Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, shprehet i bindur se, edhe pse veriu është me barrikada, ministria e tij do të arrijë ta zbatojë në praktikë këtë marrëveshje.Ndërsa, kreu i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati mendon se kjo marrëveshje mund të sjellë pakënaqësi, por me kalimin e kohës do të sjellë stabilizim të situatës.Nga ana tjetër, udhëheqësit ilegalë dhe banorët e komunave në veri të Kosovës shprehen të pakënaqur për marrëveshjen e arritur, të cilën momentalisht po e quajnë të papranueshme. Ata paralajmërojnë se të hënën do të vendosin se çfarë do të bëjnë dhe do të dihet qartë nëse do ta pranojnë atë.Nga ana tjetër sipas ekspertëve marrëveshja Kosovë - Serbi në disa prej pikave ka tejkaluar Pakon e Ahtisaarit, ku tre pikat më të diskutueshme sipas tyre janë pikat 8, 9 dhe 14.Shkëlzen Gashi, studiues, thotë se pika 8 e marrëveshjes, që thotë se pjesëtarëve të strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare, e tejkalon Pakon e Ahtisarit.Derisa e tejkalon këtë pako, sipas tij, kjo marrëveshje mund të cilësohet e dëmshme për Kosovën. Ai thekson se Kosova ka një kryeministër të paaftë dhe të korruptuar dhe për të shpëtuar veten, ai e sakrifikon Mitrovicën.Kurse, Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, konsideron se pikat 8 dhe 14 janë problematike dhe e bëjnë të paarsyeshme këtë marrëveshje.Duke folur për pikën 8 të marrëveshjes, Doli vlerëson se me këtë marrëveshje Qeveria e Kosovës i ka garantuar institucionet e sigurisë në veri që të vazhdojnë jetën e plotë institucionale në institucionet e Kosovës.