Greqi, masakrohen 200 emigrantët, policia kërkon publikimin e fotove të autorëve
Policia greke ka kërkuar nga prokuroria të publikohen fotografitë e autorëve të sulmit kundër punëtorëve në komunën Manolada të prefekturës së Ilias gjatë ditës së mërkurë.Incidenti i përgjakshëm i radhës në këtë zonë ka ndodhur kur 200 emigrantë të cilët punonin në platacionet e luleshtrydheve, kryesisht nga Bangladeshi, po protestonin duke kërkuar pagat e gjashtë muajve të fundit, janë konfrontuar me fjalë me tre prej mbikëqyrësve të tyre grekë.Pasi janë ndezur gjakrat, një prej tyre ka qëlluar me një armë gjuetie mbi turmën, duke plagosur rëndë tetë prej tyre dhe më lehtë të paktën 20 të tjerë. Të plagosurit janë çuar në spitalet e zonës dhe sipas policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përsa u përket tre mbikëqyrësve, ata janë shpallur persona në kërkim, ndërkohë që është arrestuar nga organet e rendit punëdhënësi i emigrantëve të huaj.Sipas përfaqësuesit të policisë autorët e masakrës janë të moshës 39, 27 dhe 21 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim nga të gjitha porcat policore ne vend. Ngjarja e rëndë është dënuar nga të gjitha forcat politike në Greqi, ndersa Partia neonaziste "Agimi i Arte" ka theksuar edhe njehere se duhet te përjashtohen të gjithë emigrantet nga vendi.Ndërsa Lajmi ka bërë rrethin e botës nga të gjitha mediat. Ngjarja është titulluar si “luleshtrydhet e përgjakura" dhe ka ngritur edhe një here problemin e racizmit në rritje gjatë viteve te fundit ne Greqi.Emigrantët e huaj në këtë zonë të Greqisë kanë qenë shpeshhere në epiqendër të vëmendjes së mediave, të cilat i kanë cilësuar ata si skllevërit e kohëve moderne, pasi punojnë më shumë se 12 orë çdo ditë, në kushte tepër të vështira me paga ditore nga 3 deri në 5 euro.Shumica e tyre janë të paligjshëm, të pasiguruar, jetojnë në kushte çnjerëzore dhe pranojnë kushtet barbare të punëdhënësve të tyre.