Fundjava me diell, plazhi i Durrësit pret vizitorët e parë

Fundjava në Durrës ka risjelle një atmosferë me të vërtetë të veçantë, si rezultat i motit të ngrohtë e me diell. Vizitorë nga rrethet dhe veçanërisht nga kryeqyteti, Kosova dhe Maqedonia kanë vizituar qytetin bregdetar dhe veçanërisht plazhin e Durrësit. Pamjet romantike nuk kane nevoje për shume koment.Pushuesit kane shprehur përshtypjet e tyre në këtë pranverë të ardhur disi vonë, por që tashme po i afron më shumë me detin dhe natyrën. Sigurisht në opinionin e tyre nuk mungojnë dhe pershtypje përsa i përket gjendjes që ndodhet aktualisht plazhi përsa i përket pastërtisë.Ndryshe nga sezone te tjera, gjatë këtij sezoni turistik pritet qe te zgjedhen perfundimisht problemet qe kane te bejne me kanalizimet e ujrave te zeza dhe te bardha si dhe persa i perket furnizimit me uje te pishjem. Gjithsesi duhet pare filimi i sezonit turistik per te pare nese premtimet do të behen realitet.