Gazësjellësi TAP, krijohet Komiteti trepalësh Shqipëri-Greqi-Itali

Greqia, Shqipëria dhe Italia krijojnë Komitetin e Bashkëpunimit Trepalësh për të mbështetur TAP. Në takimin e nivelit të lartë të mbajtur në Romë, tre vendet përmes të cilave do kalojë tranzit gazsjllësi TAP, kanë rënë dakord për parimet qeverisëse të këtij Komiteti dhe objektivat kryesore politike të tij.Krijimi i komitetit TCC të TAP është demonstrimi më i fundit i përkushtimit të plotë politik për TAP nga tre vendet ku do kalojë gazjellësi. Kjo pasoi nënshkrimin në Athinë më 13 shkurt të Marrëveshjes Ndërqeveritare Trepalëshe IGA, mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë që konfirmoi angazhimin e përbashkët të këtyre qeverive për zhvillimin, ndërtimin dhe operimin e gazsjellësit TAP.Në takim morën pjesë anëtarë të Qeverisë nga Minstritë e Energjitikës dhe Punëve të Jashtme të tre vendeve.Qeveria e Greqisë u përfaqësua nga Assimakis Papageorgjiu, zv ministër i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimaterike dhe Panayiotis G Mihalos, Sekretar i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Ekonomike, Zhvillimin dhe Bashkëpunimin, në Ministrinë greke të Punëve të Jashtme.Qeveria Shqiptare u përfaqësua nga Edith Harxhi, zv.Ministre e Punëve të Jashtme, Eno Bozdo, zv.Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ariana Çela, këshilltare ekonomike e Kryeministrit.Qeveria italiane u përfaqësua ngaMarta Dassu, zv.Ministre në Ministrine italiane të Punëve të Jashtme dhe Claudio de Vincenti, nënsekretar i Shtetit në Ministrinë Italiane të Zhvillimit Ekonomik.Të tre qeveritë ranë dakord që Komiteti Trepalësh i bashkëpunimit do të përbëjë kornizën për të koordinuar përpjekjet e tyre që të sigurohet përzgjedhja e suksesshme, furnizimi në kohë dhe operimi efiçent i gazjellësit TAP.Përveç kësaj të tre palët kanë rënë dakord për të koordinuar komunikimin dhe ndarjen e informacionit me Qeveritë dhe institucionet e tjera, ndërsa angazhohen të përforcojnë dhe mbështesin përpjekjet për të siguruar rolin e TAP në diversifikimin e furnizimit me gaz në BE, Europën Juglindore dhe Balkanin Perëndimor.Pjesëmarësit gjithashtu ranë dakord për t`u takuar rregullisht dhe për të diskutuar kohën, vendin dhe pjesëmarrjen në takimet e ardhshme të komitetit TCC të TAP me kryesi rotacioni mes qeverive të vendeve anëtare.Zvministri Grek Asimakis Papageorgiou u shpreh se Komiteteti realisht do të ndihmojë në bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta të të tria vendeve në të ardhmen dhe kjo do të jetë vendimtare për realizimin e korridorit Jugor të Gazit dhe futjen e burimeve të reja të energjisë në Evropë."Fakti qe ne u mblodhëm sot në Romë, është një tregues i qartë i vullnetit politik nga të tria vendet pritëse për të promovuar dhe mbështetur projektin TAP. Krijimi i Komitetit të Përbashkët Trepalësh për TAP-in" është një hap tjetër i rëndësishëm në drejtim të realizimit të projektit TAP, i cili ka një rëndësi strategjike për të ardhmen energjetike të Evropës. Ky Komitet realisht do të ndihmojë në bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta të të tria vendeve në të ardhmen dhe kjo do të jetë vendimtare për realizimin e Korridorit Jugor të Gazit dhe futjen e burimeve të reja të energjisë në Evropë. Epërsitë që TAP-i ofron për të gjithë rajonin në aspektet e sigurisë energjetike i bën angazhimet tona politike për realizimin e ti, shumë të forta dhe të vendosura. Duhet theksuar se TAP mund të furnizojë me gaz natyral Evropën Juglindore, duke përfshirë, nëpërmjet promovimit të IGB-së, edhe Ballkanin Perëndimor"tha ai.Ndërsa Zv.Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi u shpreh se qeveritë e tre vendeve demonstruan edhe një herë një angazhim të vendosur politik në favor të realizimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm duke besuar në ndikimin që TAP do të ketë në diversifikimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të BE-së, Evropës Juglindore duke përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.TAP është një nga projektet e gazjesllësit, që do ndërtohet për të transportuar gazin e Shah Deniz në Europë. Ai do të sjellë investime të rëndësishme direkte dhe vende pune të lidhura me ndërtimin e këtij gazjellësi gjigand në të tre vendet ku do të kalojë tanzit Greqi, Shqipëri dhe Itali dhe do të kontribuojë në diversifikimin e furnizimit me gaz natural në Bashkimin Europian, Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor. Konsorciumi Shah Deniz në qershor 2013 do të bëjë përzgjedhjen finale të projektit të Korridorit Jugor të Gazit që do të transportojë gazin nga Shah Deniz në Europë.