Plumba vëllezërve në Bulqizë,1 i vdekur, 1 i plagosur
Një rizgjim i një konflikti të hershëm mes dy familjeve, i ka kushtuar jetën një personi, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër. Pasditen e sotme, rreth orës 14:30 dy vëllezër janë qëlluar me breshëri plumbash nga vëllezërit Fadil e Luan Ternava në një lokal në hyrje të Bulqizës, ku si pasojë ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Shefqet Shehu, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij Vehadi. Burime nga policia e Dibrës bëjnë me dije se në momentin e ngjarjes njëra palë kanë qenë në motor, ndërsa pala tjetër në makinë.Për Ora News, drejtori i policisë së Dibrës Zef Hysa, në linjë telefonike tha se dy familjet kishin lidhje gjaku mes tyre, kushurinj të dytë. Ndërkaq ai sqaroi se ngjarja e rëndë pikënisjen e ka nga një konflikt i hershëm mes tyre, ku Fadil Ternava kishte plagosur 5 vite më parë Vedat Shehun, krim për të cilin ishte dënuar nga gjykata e qarkut me 5 vite burg, e që më pas gjykata e Tiranës ia kishte shkurtuar këtë masë dënimi.Po kështu ai sqaroi se pas asaj ngjarje nuk ka pasur më përplasje mes tyre, deri në ngjarjen tragjike të ditës së sotme.Hysa informoi gjithashtu se të dy autorët e krimit janë shoqëruar në komisariat, vetëm 1 orë pas ngjarjes, ku po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa u janë sekuestruar edhe armet e krimit.Ndërkaq i mbijetuari nga vëllezërit Shehu eshte transportuar menjehere në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë për jetën, pasi mësohet se ka marrë një plumb në gjoks, i cili i ka përshkuar trupin. Për shkak të gjendjes së tij kritike ai eshte transportuar me pas drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, per mjekim me te specializuar.