Rama sulmon qeverinë nga Berati: Rrugët e qarkut të shkatërruara terësisht

Partia Socialiste ka prezantuar sot në Berat programin “Për një Rilindje shqiptare”. Kryetari i kësaj partie, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gjunjëzuar si pasojë e rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare.Kreu i selisë rozë ka vlerësuar raportin e DASH si një raport drithërues dhe si një pasqyrë të realitetit të cilin ne jetojmë përditë, por që përmes këtij raporti e sheh dhe mbarë bota.“Dje u publikua një raport drithërues për Shqipërinë nga DASH, një pasqyrë e një realiteti që e jetojmë përditë dhe që nëpërmjet këtij raporti po e shikon e gjithë bota. Në atë pasqyrë, Shqipëria dukët një vend që nuk nderon asnjë prej nesh. Një shtet i turpëruar prej pushtetit të korruptuar, përfshirë edhe KQZ-në që pengojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit.Dje paralelisht presidenti i republikës dha një tjetër provë se Shqipëria është e gjunjëzuar për shkak të rrëmbimit të pushtetit nga duart e popullit në duart e një partie familjare”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar gjendjes së rrugës që të çon në Berat, Rama i bëri thirrje banorëve të mos japin asnjë votë për kundërshtarin e tij politik.

“Këtu Sali Berisha nuk duhet të marrë asnjë votim nëse njerëzit kanë respekt për veten, si t’i japësh votë, shiko në cfarë gjendje është rruga juaj në 8 vjet qeverisje”, tha Rama.

Në kërë kontekst ai premtoi se,  PS do ta rilindë Beratin, do ju japë të gjithë atyre që vijnë në këtë qytet atë shije dhe dëshirë për të  shkuar atje, që  sipas tij e kanë humbur në 22 vjet.