Zjarr masiv në Shijak, rrezikohen depozitat e naftës, evaukohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu një bllok depozitash karburanti në fshatin Sallmone të Shijakut ka alarmuar gjithë zonën përreth.Zjarri fillimisht ra në një autobot dhe më pas përfshiu njërën nga depozitat, duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit.Ajo që forcat zjarrfikëse i frikësoheshin ishte marrja e depozitave ne një reaksion zinxhir, ndërsa policia nga situata e rënduar ka evakuuar banoret e zonës.Pas dy orësh luftë më flakët, forcat zjarrëfikëse të Durrësit si dhe ato të ardhura në ndihmë nga Tirana, Kavaja kanë vënë nën kontroll flakët.Në gatishmëri kanë qene edhe automjetet e spitalit të Durrësit, por nga zjarri rezultoi se nuk pati persona të lënduar.Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por polcia e Durrësit dhe eksperte kundër zjarrit, po hetojne në vendngjarje.Dëmi i shkaktuar nga djegia e depozitave me karburant sipas ekspërtëve është i madh, por akoma nuk ka nje shifër.Paraprakisht mendohet se ai eshte pasoje e mungeses se masave te sigurise teknike gjate veprimeve te perpunimit te karburantit.