Berisha garanton nga Ksamili: Zgjedhjet nuk shtyhen, votohet më 23 Qershor
Kryeministri Sali Berisha nga skaji më jugor i vendit ka konfirmuar se 23 qershori mbetet data kur shqiptarët do zgjedhin qeverinë e re. Përtej çdo pikëpyetje, shefi i maxhorancës ka deklaruar se proçesi zgjedhor nuk do të shtyhet.“Edi Rama kujton se mund të lëvizi datën por data nuk do të lëvizi, zgjedhjet do të zhvillohen në 23 Qershor, Edi Rama i ka të humbura këto zgjedhje. Fitorja është e ndryshimit të madh, e perspektivës së madhe. Ne jemi ndryshimi. Përpara, përpara, përpara”, u shpreh Berisha.Përtej mosshtyrjes së zgjedhjeve, Berisha nuk kurseu as batutat e adresura ndaj kreut të opozitës, Edi Rama.Berisha nga Ksamili ku pati edhe një takim me banorët atje, tha se kundërshtari i tij politik është duke ndjekur një rrugë që nuk do ta çoj asgjëkundi lidhur me KQZ.