LSI: U manipulua qëllimisht deklarata e zyrtarit të DASH-it

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur shqetësimin lidhur me keqinformimit që i është bërë deklaratës së të Drejtorit për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore gjatë vizitës së tij në Tiranë.Në një konferencë për shtyp, Ralf Gjoni, Sekretar Ndërkombetar në LSI theksoi se Podesta manipuloi qëllimisht deklaratën e zyrtarit të departamentit të shtetit Moore.“Podesta group” dje ka shpërndarë informues për të gjitha mediat ndërkombëtare dhe për publikun ndërkombëtar në të cili keqinterpretohet dhe manipulohet qëllimisht deklarata e z. Moore. Fjala pikëpyetje kthehet se “ne besojmë së ka argumente të fortë ligjorë për mënyrën se si u votua në Parlament”. Pra, në favor të mënyrës se si u votua në Parlament.  Pavarësisht korrigjimit të mëvonshëm nga Grupi Podesta të deklaratës për shtyp, pas shprehjes së shqetësimit nga Tirana, kemi arsye të forta të besojmë se ky ishte një manipulim i qëllimshëm nga kompania e lobimit për të keqinformuar opinionin publik ndërkombëtar theksoi Gjoni.Sipas tij Grupi Podesta është në thyerje flagrante të Kodit të Etikës së Ligës Amerikane të Lobistëve e cila flet qartë për sinqeritetin, integritetin, informacionin e pasaktë apo konfliktin e interesit të reflektuar nga kompanitë e lobimit në SHBA gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre komercial në interes të klientelës së tyre private.Gjoni premtoi se LSI do të ndërmarrë të gjitha hapat politikë, transparentë dhe ligjorë për të komunikuar me autoritetet më të larta të SHBA, Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë, për të vënë në dukje këtë keqpërfaqësim të interesave të shqiptarëve, dhe keqpërdorimin që u bëhet parave të tyre.Kjo që ka ndodhur është skandaloze, e patolerueshme dhe në konflikt të hapur interesi me kontratën që Grupi Podesta ka me Republikën e Shqipërisë për të përmirësuar imazhin e këtij vendin dhe qytetarëve të tij. Dëshiroj t’i kujtojmë z. Berisha, i cili mban postin e Kryeministrit edhe për disa javë, se ndërsa ai mendon se mund të përdorë instrumente të dyshimta për dezinformimin e publikut si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë saj, përmes kompanive të dyshimta të lobimit, ne kemi një kontratë më të fuqishme dhe afatgjatë me të gjithë qytetarët shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit të institucioneve shqiptare dhe për avancimin e Shqipërisë drejt standardeve ndërkombëtare dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian” shtoi Gjoni.