Nis ndërtimi i xhamisë së madhe, Muça: Ngjarje historike për myslimanët
Premtim pas premtimi për një xhami që të përmbushte dëshirën e myslimanëve për të krye ritet fetare për herë të parë ka diçka konkrete. Pasi projekti i kësaj chamie është mbështetur fuqimisht nga kryeministri Berisha, komuniteti musliman tha se ditën e shtunë do të jetë ceremonia e nisjes së ndërtimeve. Kretari i komunitetit mysliman Selim Muça tha se tashmë besimtarët do të kenë këtë xhami duke e konsideruar si ngjarjen më të madhe historike.Itinerari i kësaj xhamie është i gjatë, mes premtimeve dhe trojeve që kishin pronarë. Fillimisht premtimi i Ramës si kryetar i bashkisë ishte ndërtimi i saj në hapësirën pas pallatit të kulturës.Ndërkohë që pas debateve me pronësië dhe kur bashkia nis të drejtohej nga administrata Basha, komuniteti mysliman kërkoi që të ishte trualli në sheshin e Namazgjasë për ndërtimin e kësaj xhamie, në mars të këtij viti, u zotua se do të niste ndërtimin e xhamisë së madhe së bashku me komunitetin mysliman.Z. Muça nuk dha detaje për xhaminë e madhe, por nga deklarata e mëparshme nga përfaqësues të këtij komuniteti sipas projektit ky objekt kulti do të ketë lehtësirat dhe mundësitë për besimtarët, me një kapacitet të madh, kryevepër arkitekturore për të përmbushur të gjitha kërkesat e myslimaneve ku në ambjente të vecanaë do të ekspozohen objekte dhe botime të kësaj feje.