Ndotja ende e lartë në Tiranë, bashkia ka gati plan-veprimin
Në çdo pikë karburnati aparatë për matjen e cilësisë së naftës, 22 km rrugë për biçikleta, hapësira të gjelbërta dhe trajtim të mbetjeve të ngurta në kryeqytet. Këto do të përfshihen në planin e veprimit të bashkisë së Tiranës për uljen e ndotjes në kryeqytet.Niveli i ndotjes sipas monitorimit të OBSH mbetet ende i lartë por krahasuar me 5 vite më parë, nga matjet rezulton se grimcat e pluhurit janë pakësuar sidomos në qëndër të Tiranës.Kryetari i bashkisë Lulzim Basha tha se të do të përdorë të gjitha mekanizmat për uljen e nivelit të ndotjes që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetin e popullatës.Pas mbledhjes me ambjentalistë e organizata të huaja, Basha tek zona e njohur si Qyteti i Nxënësve ka vijuar me nismën e mbjelljeve të pemëve.“Kjo është pjesë e sezonit të mbjelljeve të këtij fillim viti, i cili faktikisht sheh 3 mijë pemë të mbjella anembanë qytetit dhe një numër të madh bimësh të tjera, bimësi të tjera të gjelbërimit të mesëm dhe të shkurreve. Cilësia e ajrit në qytetin e Tiranës ka qenë dhe mbetet një shqetësim kryesor për qytetarët, prandaj për Bashkinë e Tiranës dhe mua personalisht një nga rrugët më të rëndësishme, më të qëndrueshme të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe të përmirësimit nëpërmjet cilësisë së ajrit, të cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës, nga foshnjat deri tek të moshuarit është gjelbërimi sa më i madh, jo vetëm nëpërmjet parqeve, jo vetëm nëpërmjet rehabilitimit të sipërfaqeve urbane por edhe nëpërmjet dendësimit të gjelbërimit që sjellin pemët e reja në qytet. Kudo në qytetin e Tiranës ku ne kemi mundësi të mbjellim një pemë, do ta mbjellim atë pemë dhe deri në fund të mandatit tim të parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ne do të kemi mbjellë anembanë Tiranës katër herë më shumë pemë se sa periudha 2000-2011” theksoi Basha.