Nishani dekreton dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2013, 12:34
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot dy anëtarët e rinj për Gjykatën e Lartë, Admir Thanza dhe Tom Ndreca.“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, po në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Nishani dekretoi emërimin e zotit Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë” thuhet në dekretin e presidentit.Ndërkohë dekretet e kreut të shtetit për dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë pritet t’i kalojnë Kuvendit për miratim.