PS zyrtarizon koalicionin me partitë e vogla të majta

Partia Socialiste zyrtarizon sot marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me partitë e vogla të majta.Në takim kanë marrë pjesë krerët e partive opozita ndërsa kanë munguar dy aletatët kryesor të Ramës, Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo.Në një prononcim për mediat pas takimit, Petro Koçi theksoi se dokumenti përmban detyrime të partisë për të respektuar besnikërinë e votës dhe detyrimet pas rezultatit zgjedhor.“Ky dokument nuk përmban kërkesa specifike të partive në raport me PS por është baza për regjistrimin e këtij koalicioni në KQZ. Marrëveshja është ajo që kemi miratuar më parë, kushti kryesor është rotacioni politik, të tjera lidhen me vendime specifike por s’kanë lidhje mbi parimet e ndërtimit të koalicionit” tha Koçi.I pyetur nëse në tryezë u diskutua edhe për koalicionin e PS-së me LSI-në, Petro Koçi theksoi se kjo aleancë nuk ishte pjesë e tryezës.“LSI nuk është faktor që ka ndryshuar tërësinë e parimeve mbi të cilat është ndërtuar koalicioni dhe nuk ishte pjesë e tyrezës, mandatin për të ftuar anëtarë të tjerë partiakë në këtë koalicion e ka PS”shtoi Koçi.