Prezantohet risia “Vodafone Red”, telefonata pa limit për nr me kontratë

Të gjithë klientët me kontratë të Vodafone Albania tashmë do të kenë mundësi që të komunikojnë pa limite.Kompania ka prezantuar risinë më të fundit Vodafone Red që pritet të sjellë një revolucion në tregun shqiptar të komunikimeve elektronike duke sjellë më shumë telefonata, sms dhe internet të shpejtë 3G.Drejtori ekzekutiv i Vodafonë Albania Dietlof Mare u shpreh se Vodafone Red është një koncept tërësisht i ri i komunikimit .Kompania Vodafone brenda pak kohëve ka sjellë për 1,8 milion klientët një gamë të gjerë shërbimesh brenda pak kohëve.Vodafone është prezente në më shumë se 30 vende të botës ndërkohë që në tregun shqiptar operon që prej vitit 2001. Ndërkohë që është operatori i parë që prezantoi shërbimet 3G në Shqipëri.