Dyshime për tenderin e dixhitalizimit, Ministria i jep kontrollin mediatik TVSH-së

Ministia e Inovacionit dhe e Teknologjisë monopolizon tregun e transmetimeve mediatike në vend. Ndryshe nga qëllimi për të cilin është krijuar, Ministria e Inovacionit dhe e Teknologjisë ka bërë regres në këtë fushë.Një ndër problemet më të prekshme kohët e fundit është monopolizimi i tregut të trasmetimeve mediatike, pasi kjo Ministri ka realizuar një tender fiktiv në kundërshtim me të gjitha rregullat dhe ka shtetëzuar me synim selektimin e mediave që do të përzgjidhen për të trasmetuar në netëorkun e rrjeteve numerike .Por ku qëndrojnë problemet? Tenderi për këtë cështje nuk është publikuar në buletinin e APP-së në gazeta kombëtare apo ndërkombëtare sic parashikohet në ligjin për tenderimet publike dhe kjo Ministri me në krye Ministrin Pollo nuk ka përcaktuar as formën e tenderit apo vendin ku është hapur.Madje informacioni në lidhje me shtetëzimin e rrjeteve të trasmetimeve numerike nuk gjenden askund madje as në faqen e MITIK. Shkeljet vijojnë edhe më tej, pasi dokumentacioni teknik për këtë cështje nuk është firmosur nga anëtarët e komisionit të kësaj Ministrie të ngritur pikërisht për këtë qëllim.Në dokumentacionin teknik të tenderit vihet re një përplasje e cështjeve teknike me njëra-tjetrën dhe gjithashtu vihet re mangësi e tyre, duke qenë se janë huazuar nga raste të ngjashme. Krijimi i monopoleve në Shqipëri është i dënueshëm me ligj, ndërkohë që një nismë e tillë ka qëllime të hapura vasaliteti dhe selektimi të tregut mediatik në Shqipëri