KQZ, Rama reagon për deklaratën e PPE: Ligji flet ndryshe, Saliu i PPE se shpeton dot atë të PD

Lideri i Partisë Socialiste ka reaguar lidhur deklaratën e Presidentit të PPE për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në një koment të shkurtër në rrjetin social twitter Rama shprehet se Saliu i PPE flet per KQZ si te ishte vegel e partive, ndërkohë që ligji thotë të kundërtën, SHBA e BE po ashtu.“Saliu i PPE flet per KQZ si te ishte vegel e partive! Por ligji flet ndryshe. SHBA e BE po ashtu. Saliu i PPE se shpeton dot Saliun e PD” shkruan Rama.Më herët kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Wilfried Martens, përmes një deklarate vuri theksin në ruajtjen e balancave politikë në institucionin e administrimit të zgjedhjeve. Siapas Martens cdo tentativë për të prishur një raport të tillë, është një përpjekje për të destabilizuar tërë sistemin zgjedhor vetëm dy muaj para zgjedhjeve.Nën këtë argument, Wilfried vlerëson si të papranueshme edhe tërheqjen e anëtarëve socialistë nga KQZ.