Tensionet politike në Kosovë, Sejdiu: Tirana zyrtare të mos hezitojë të ndërhyjë

Tirana zyrtare nuk duhet të hezitojë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës.Ka qenë kjo deklarata e ish-presidentiti të Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili në një intervistë për Ora News, ka bërë apel që çështja shqiptare të mos fragmentarizohet mes Kosovës dhe ShqipërisëSejdiu: Shqipëria asnjëherë nuk duhet të hezitojë nga ajo pjesë që e kemi si pjesë të formulës që Serbia dëshiron ta verë në trembje, që problemet e shqiptarëve janë të Shqipërisë dhe Serbisë bie fjala, dhe se Kosova nuk ekziston si shtet i pavarur si realitet. Pra në një farë mënyrë të vejë atë karem për të hequr dorë nga ajo pjesë e mbështetjes racionale që duhet të jepet. Duke komentuar situatën e tensionuar politike të ditëve të fundit në Kosovë, ish-Presidenti Sejdiu e vendos gishtin tek kreu aktual i shtetit Atifete Jahjaga si institucionin e vetëm që mund të normalizojë situatën.Sejdiu: Presidentja e vendit duhet të bëjë shumë në kuptimin e nxjerrjes së një shtegu të ujdisë nacionale në funksinimin demokratik të institucioneve. Çdo opozitë ka të drejtë që të zgjedhë rrugë dhe metoda të veta, por jo të dhunshme. Ish kreu i shtetit të Kosovës, e konsideron marrëveshjen e Zajednicës, një çështje që ka nevojë për rregullime dhe ndërhyrje në mënyrë që të mos ndezë tensionin politike mes palëve./Oranews.tv/