Buxheti i bashkisë Tiranë, Mazniku e prezanton në njësinë administrative të Farkës

Bashkia e Tiranës ka nisur konsultimin me banorët e njësive administrative për  projektbuxhetin e vitit e ardhshëm.Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku gjatë prezantimit të projekt-buxhetit në Farkë theksoi se ky projektbuxhet është i ndikuar edhe nga situata financiare në të cilën administrata e shkuar la Bashkinë e Tiranës.Mazniku: Situata financiare e borxheve të akumuluara ndër vite është 4 mld lekë, që është pothuajse sa të gjitha paratë që ka pasur bashkia në një vit.Drejtoresha e buxhetit në Bashkinë e Tiranës prezantoi projektet konkrete për njësinë administrative të Farkës.Mazniku: Terminali i ri i autobusave, i cili së bashku me të do të zgjidhet edhe i gjithë transporti publik i njësisë. Mundësisht të ndërhyet në 4 shkolla dhe 4 kopshtet të Njësisë Administrative Farkë.Bashkia e Tiranës ka planifikuar që vitin e ardhshëm të ketë një buxhet rreth 100 milionë dollarë