Protestat vazhdojnë ndërsa Rumania kërkon qeverinë e re
Mijëra njerëz mbushën sheshin e universitetit të Bukureshtit në ditën e katër të protestave kundër korrupsionit dhe klasës së korruptuar politike.Teksa protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera të rumanisë, në bukuresht të rinjtë brohorisnin korruspioni vret dhe rumani zgjohu." Jemi këtu për të protestuar kundër të gjithë politikanëve gjatë 26 viteve të fundit, që nga revolucioni 1989. Politika ndodhet në duart e mafiozëve dhe kriminelëve" , thotë George,një protestues.Ish kryeministri Viktor Ponta dha dorëheqjen të mërkurën pas protestave masive duke deklaruar se nuk mund të luftojë kundër popullit tim.Por konsultimet e para të presidentit Klaus Ioanis me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile për një kryeministër të ri deri më tani nuk kanë dhënë asnjë kandidat.Koalicioni qeverisës, i përbërë nga tre parti kërkon një emër konsensual, kurse opozita zgjedhje të parakohshme.Zgjedhjet e rregullta parlamentare janë caktuar në dhjetor të 2016.Paralelisht me protestat në mbarë vendin, qindra njerëz marshuan në heshtje në Bukuresht në nder të 32 perosnave që humben jetën si pasojë e një zjarri në nëj klub nate në kryeqytet.Autoritet deklaruan se kanë nisur një hetim ndaj kreut të bashkisë së qytetit, I cili gjithashtu dha dorëheqjen pas protestave masive/Oranews.tv/