Paloka për Ramën: Nga Korça qeveria vetëm bëri propagandë
Për forumin, “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” e mbajtur nga kryeministri Rama në Korçë ka reaguar edhe Partia Demorkatike. Nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka tha se qeveria nga Korça bëri vetëm propagandë.Deklarata e Edi Palokës"Mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live diarreja verbale e Edi Ramës, kryeministrit më të korruptuar në Ballkan.Një diarre verbale që flet për suksese imagjinare, që nuk ia beson askush edhe në atë sallë, përtej rreshtit të parë e të dytë të hajdutëve.Mijëra euro të shpërdoruara nga taksat e shqiptarëve për këtë paradë të arritjeve të mëdha të Mimi hajdutes me çizme mavi, të Beqo kleptokratit, të narko-ministrit Tahir, të Ahmetaj-landfillidit me 300 mijë euro në muaj, e ku në krye qendron Ali Baba i 200 milionë eurove pasuri, sipas dokumentit të punës së OSBE.Mijëra euro të shpërdoruara edhe sot për një propagandë Asadiste, për të vendosur buzëkuq mbi një shtet hajdut e kriminal, shtet hajdut e kriminal të konfirmuar, të njohur, që e prekin shqiptarët çdo ditë.Me regji qendrore e frekuenca të blera me mijëra euro, ndërkohë që qytetarët pyesin ku janë 300 mijë vende pune, ku është shendetësia falas, ku janë 4 herë më shumë fondet për bujqësinë?Ndërkohë, mollët po kalben në Korcë, sepse qeveria më e korruptuar në ballkan jo vetëm nuk mbajti asnjë premtim, por po vjedh çdo ditë 1 milionë dollarë në dogana e tatime.Se kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, por e habilajve, shullazëve, papulëve e carapulëve.Kjo është qeveria e korrupsionit masiv, që po i detyron shqiptarët të ikin me mijëra çdo muaj.Eshtë koha të bashkohemi, të majtë e të djathtë, të rinj e të reja e të ndalim këtë klikë hajdutësh.Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij."