Paloka: Nga dhjetori, PD e gatshme të qeverisë vendin

Partia Demokratike është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, por dhe të marrë timonin qeverisës në vend.  Nënkryetari Edi Paloka, në një intervistë për Ora Neës, dhe se për këtë qëllim  grupi i ekspertëve demokratë po diskuton dhe është në fazën përmbyllëse të programit qeverisës.Edi Paloka: Kemi qëndrime të qarta qoftë  për aspektetet ekonomike, sociale, politike. Më konkretisht po përgatisim cdo gjë dhe brenda dhjetorit (kjo që po theëm nuk do të thotë se në dhjetor do të marrim qeverinë), por brenda dhjetorit  jemi të gatshëm edhe për të marrë qeverisjen e venditSipas nënkryetarit demokrat, zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe qëllimi i opozitës, por domosdoshmëri për situatën që po kalon vendi.Edi Paloka: Situata në këtë vend, po precipiton nga dita në ditë. Gjendja e mjeruar e qytetarëve ka bërë që revolta të shkojë në ngjitje dhe ka arritur në një moment të lëvizjes, së shpërthimit.Zoti Paloka, ripërsëriti dhe një herë qëndrimin e  opozitës për të larguar me çdo mjet demokratik qeverinë përfshirë këtu mosbindjen civile. Po çfarë kuptohet me mos bindje civile?Edi Paloka: Një dyqan të vogël , apo një biznes të vogël sa për të mbajtur familjen me bukë dhe detyron të japin sot qindarkën e fundit për këtë qeveri hajdute, ata mos ta paguajnë atë. Të bëhen grup dhe të thonë që ne nuk pagojmë këtë taksë që shkon për hajdutët. Të hënën Partia Demokratike do të mbledhë kryesinë bashkë me drejtuesit e departamenteve për të diskutuar mbi programin qeverisës, i cili në  objektiv afagjatë ka zgjedhjet parlamentare të 2017./Oranews.tv/