Durrës, Veliaj: Teknologjia, në funksion të qytetarit

Përdorimi i teknikave inovatore në funksion të qytetarit, ka mbledhur në Durrës disa prej kryebashkiakëve të vendit, të cilët kanë dhënë modele se si mund të jenë në të ardhmen qytetet inteligjente.Kryeqytetari i Tiranës Erion Veliaj, propozimin e ka për riciklimin e mbetjeve, ndonëse pranon se pavarësisht teknikave inovatike, jo gjithmonë mund të zëvendësohet puna e njeriut.Veliaj: Pranë çdo koshi, të vihet edhe koshi i riciklimit, por ama duhet të jetë i paaksesueshëm ngë një njeri që kërkon të marrë atë pronë dhe besoj se mund të shtojmë pak inovacion në këtë proces.Megjithatë pavarësisht teknikave inovatike, jo gjithmonë mund të zëvendësohet puna e njeriut. Veliaj jep si shembull ujësjellësin e Tiranës, për të cilin ka ngritur shqetësimin e humbjeve nga ndërhyrjet në rrjet.Veliaj: Ne kemi sot një situatë ku nga Bovilla që ju përshkruat  uji dhe tubacioni i Tiranës kalon në disa zona informale ku i gjithë tubacioni i ngjan një kullonjëse të madhe makaronash, i shpuar në të gjitha segementetet dhe nga ky 70% i ujit që humbet, gjymsa, pra 35% e prodhimit humbet vetëm në një segment 1 km dhe përsa kohë që teknologjia nuk është e aksesueshme nuk ka asnjë dobi publike. Në forumin për qytetet inteligjente, u cilësuan sfidat të së ardhmes së bashkive, sigurimi i energjisë për popullatën, transporti publik, furnizmi me ujë, etj.