Obama refuzon ndërtimin e tubacionit të naftës që do lidhte SHBA me Kanadanë
Presidenti amerikan Barack Obama ka refuzuar ndërtimin e tubacionit Keystone XL nga Kanadaja.Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se ky projekt nuk i shërben interesave të popullit amerikan.Ndërtimi i tubacionit të naftës që do të lidhte Shtetet e Bashkuara me Kanadanë është kundërshtuar për shtatë vjet me radhë nga administrata Obama por edhe nga ambientalistët amerikanë të cilët argumentojnë se ndërtimi i tij do të sillte dëme të pariparueshme për ambientin.Presidenti Obama nuk u ndal shumë tek ambienti, por tha se ky projekt nuk sjell ulje të çmimit të naftës, nuk krijon vende të reja pune aftagjata dhe nuk ndihmon në sistemin energjetik, duke e mbyllur argumentimin e tij me frazën tubacioni nuk jep kontribut afatgjatë në ekonominë amerikane.Kandidati i Republikanëve për president Jep Bush dënoi vendimin e Obamës, duke e quajtur sulm në ekonominë amerikane.Në shkurt të këtij viti Kongresi Amerikan, i dominuar nga republikanët, voti pro ndëtimit të tubacionit , por Obama vuri veton ndaj projekt-ligjit për të pritur raportet mjedisore të ekspertëve dhe ambientalistëve.Vendimi i presidentit amerikan vjen në prag të takimit të liderëve botërorë në fund të këtij muaji në Paris, për të diskutuar mbi ndryshimet klimatike dhe për të finalizuar një marrëveshje globale për klimën./Oranews.tv/