Takim historik i presidentëve të Kinës dhe Tajvanit
Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe ai i Tajvanit Ma jing-Zhu zhvilluan takimin historik në Singapor.Hera e parë pas 60 vitesh që përfaqësuesit kryesor të dy vendeve në fjalë shtrëngojnë duart.Kina e konsideron Tajvanin provincë të saj me të cilën kërkon të ribashkohet, në krahun tjetër tajvanezët e cilësojnë veten të pavaruar dhe kohët e fundit kanë ngitur shqetësimin për influencën e madhe të Kinës në politikat e tyre.Megjthatë takimi, ashtu sic u shpreh edhe vetë presidenti kinez, ka hapur një kapitull të ri mes dy vendeve."Ne jemi pjesë e të njëjtës familje. Kjo ditë do të mbetet e shkruar në librat e historisë - u shpreh XI Jinping.Ndërkohë që kreu i shtetit tajvanez Ma Jing Zhu deklaroi: " Palët duhet të respektojnë njëri tjetrin, vlerat dhe mënyrën e jetesës "Marrëdhëniet mes Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar ndjeshëm që kur presidenti i Tajvanit erdhi në detyrë në vitin 2008 .U forcuan marrëdhëniet financiare, dhe turistike, ndërsa u nënshkrua edhe një marrëveshje tregtare mes dy vendeve.Megjithëse ishte një takim mjaft miqësor ashtu si pranuan edhe vetë të dy presidentët në të nuk u diskutua në lidhje me ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, ose me çështjen e shumë përfolur që ka të bëjë me pretendimet e të dyja palëve në lidhje me hapësirën detare në jug të Kinës.Kina dhe Tajvani u shkëputën nga njëri tjetri në vitin 1949 kur Aleanca revolucionare "Kuomitang" humbi në luftën civile ndaj partisë kominuste kineze dhe formoi një qeveri më vete në Tajvan./Oranews.tv/