Sasi e konsiderueshme nafte derdhet në det, ndotet bregdeti i Durrësit
Rreth 2- 3 kilometra vijë bregdetare në plazhin e Durrësit është ndotur nga një sasi e konsiderueshme hidrokarburesh që është derdhur në det.E gjithë vija bregdetare nga pista “Iliria” deri në sektorin Apollonia është mbuluar nga ndotja masive, ndërkohë që në zonë ndihet era e rëndë e hidrokarbureve.Nuk dihet cila anije ka shkarkuar sasinë e madhe të hidrokarbureve, por ministri i Mjedisit Lefter Koka në një intervistë ekskluzive për Ora News tha se njëra prej dy anijeve që ndodheshin në rad mund të kenë bërë derdhjen.Ndotja është konstatuar nga qytetarët rreth orës 10:00 të paraditës të cilët kanë bërë dhe denoncimin në polici.Krahas ndotjes se ujërave, edhe brezi i rërës ka prezencë të konsiderueshme hidrokarburesh.Nga policia e Durrësit mësohet se ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim.Paralelisht do te verifikohen anijet në radën e Portit te Durresit si dhe çdo mjet lundrues qe ka lëvizur ne hapesiren detare te ndotur, pergjatë 24 orëve të fundit.Ora 16:40 Panariti: Të pezullohet aktiviteti i peshkimitMenjëherë pas lajmit për ndotjen në vijën bregdetare të plazhit të Durrësit, ministri i Bujqësisë, Edmond Panaritit ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit të peshikimit në këtë zonë.Ora 15:00 Koka në Ora News: Situata e rënduar, përgjegjësit para ligjit, keqardhje që s’u parandaluaNë një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News ministri i Mjedisit Lefter Koka e quajti situatën në bregdetin e Durrësit vërtet të rënduar. Nese do te lexoni me shume per intervisten klikoni ketu: Ministri tha se do të ketë përgjegjës dhe shprehu keqardhjen që nuk u parandalua.Ora 14: 15: Policia e Shtetit nis hetimet: Do verifikohen të gjitha anijet në radPolicia e Qarkut Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Durrës kanë nisur hetimet.Menjëherë për këtë ngjarje është ngritur grupi i posaçëm hetimor."Ekspertët e laboratorit Kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit do të marrin mostra për ekspertim. Do te verifikohen të gjitha anijet në radën e Portit te Durresit dhe çdo mjet lundrues qe ka lëvizur ne hapesiren detare te ndotur, pergjatë 24 orëve të fundit" informon policia e Durrësit.Mjetet e policisë kufitare Durrës kanë dalë në det në patrullim për të verifikuar të gjitha lëvizjet në ujërat teritoriale tona.[caption id="attachment_612876" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612877" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612836" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612835" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612834" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612824" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612794" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612796" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption][caption id="attachment_612793" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Pamje nga ndotja në bregdetin e Durrësit[/caption]