Varri i Kolë Idromenos, Ministria e Kulturës: Restaurimi nuk ka mbaruar

Zv.ministri i Kulturës Zef Çuni ka sqaruar debatin për dëmtimin e varrit të artistit shkodran Kolë Idromeno. Çuni shpjegon se ka përfunduar vetëm faza e parë e restaurimit, i cili në përfundim do ta kthejë në identitet varrin.Shkodër-Restaurimi i varrit monumental të artistit Kolë Idromeno është kthyer në objekt debati mes ministrisë së Kulturës dhe forumit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.Këtë të shtunë në kryeqëndrën e veriut mbërritën specialistë të ministrisë së bashku me zv/ministrin Çuni ku panë nga afër zbatimin e fazës së parë. Me profesion arkitekt, Zef Çuni, mohoi faktin se varri ka humbur identitetin.Çuni: Është bërë një mbushje dhe e gjitha do të pastrohet edhe njëherë, pastaj do të tonifikohet edhe me ngjyrën.Çuni pohon se pas varrit të Idromenos dhe Marubit, do restaurohen edhe të tjerë pasi zona është shpallur monument kulture.Çuni: Këtu ka edhe personalitete të tjera, ka edhe varre të qytetarëve që janë varre monumentale, që ne do ti trajtojmë me kohë3 dite më parë forumi për mbrojtjen e trashëgimise kulturore në një postim ne rrjetet sociale deklaroi se varri i kolosit historik Kolë  Idromeno është demtuar duke e konsideruar mungesë totale e kriterit të restaurimit./Oranews.tv/