Ligji i pronave, Vorpsi: Antikushtetues, cënon parimin e të drejtës
Ligji i ri i Pronave i cili pritet të kalojë me proçedurë të përshpejtuar ne Kuvend është kundërshtuar ashpër nga grupet e interesit.Kreu i Shoqatës Pronësi me Drejtësi deklaron se një ligj i tillë është antikushtetues dhe kundër çdo parimi të së drejtës per keto arsye.Myrshit Vorpsi thotë: Është thellësisht antikushtetues ky qëndrim që ka të bëjë me rishikimin në mënyrë drastike të vlerës së pronës së pronarëve shqiptarë.Vorpsi shprehet se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar ligjin e ri te pronave ndërkohë që aktualisht kane vene ne dijeni edhe Gjykatën e Strasburgut dhe Këshillin e Europës dhe nëse ai miratohet pa reflektuar shqetesimet e pronarave ata do ti drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.Myrshit Vorpsi: Jemi përgatitur për ta kaluar në Gjykatën Kushtetuese, sapo ky projektligj të miratohet. Ashtu sic i jemi drejtuar jo vetëm Gjykatës së Strasburgut, por edhe Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe sekretarit të Përgjithshëm të Europës.Sipas përfaqësuesve të pronarëve Vorpsi shpjegon se shpërblimi i pronarëve në bazë të këtij ligji do të jetë qesharak dhe me një vlerë 100 fish më pak nga realja.Myrshit Vorpsi: Ky pronar do të kompesohet sipas zërit kadrastal që ka pasur kjo pronë në vitin 1945, pra ka qenë tokë bujqësore dhe do të kompesohet me një çmim 350 lekë të reja për m2, ndërkohë ai person që ka përfituar këtë pronë do të kompesohet me 300 mijë lekë për m2.Pas miratimit të vendimit për kalimin e këtij ligji me proçedurë të përshpejtuar në parlament ligji i pronave pritet të diskutohet në komisionet parlamentare javën e ardhshme.Ai eshte servirur nga qeveria sin je document qe pritet ti jape nje zgjidhje perfundimtare ceshtjeve te pronesise./Oranews.tv/