Civici: Ekonomia është ngadalësuar, qytetarët e ndjejnë
Rishikimi në ulje i rritjes ekonomike, që ditët e fundit u bë si nga Banka e Shqipërisë, ashtu dhe nga BERZH shihet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë, të cilët argumenojnë se pasojat do të ndihen te qytetarët.Civici: GDP ose Prodhimi i Brendshëm Bruto është treguesi kryesor që mat dinamikën dhe zgjerimin e një ekonomie. Nëse ne e shikojmë me ulje do të thotë që ekonomia shqiptare do të prodhojë më pak të ardhura shtesë në vitin 2015 sesa në 2014, çka do të thotë që edhe të ardhurat që ne diskutojmë pse nuk realizohen edhe shumë investime publike pse nuk realizohen, edhe detyrimi për të marrë borxh qoftë në formën e bondeve të thesarit brenda vendit, qoftë në formën e bondeve të thesarit jashtë vendit.Ekspertët janë pesimistë edhe përsa i përket ndikimit që do të ketë në ekonomi vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për uljen e kostos së lekut, në kushtet kur mungojnë reformat strukturore.Civici: Tashmë faktori monetar është një faktor i minimizuar me pak efekt, aq më tepër që mosrealizimi i të ardhurave mesa duket po e bën gati zero efektin e stimulit fiskal. Shqipëria avash avash po ezauron dy nga elementët kryesorë që nxisin rritjen ekonomike dhe shpenzimet sic është stimuli fiskal dhe stimuli monetar duke i mbetur si rrugë e vetme reforma strukturore. Pak ditë më parë edhe guvernatori Gent Sejo apeloi qeverinë që të ndërmarrë reformat strukturore, prej të cikave do të varet e ardhmja e ekonomisë./Oranews.tv/