Gjatë muajit të verës janë shënuar deri në 150 raste në ditë nga helmimet

Shërbimi i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT ka shënuar rekord pacientësh gjatë muajit të verës, duke shënuar plot 150 të helmuar në një ditë të vetme. Sipas mjekut infeksionist Gentian Stroni, pjesa më e madhe e pacientëve të helmuar paraqiteshin nga zonat bregdetare.Gentian Stroni: Gjatë këtij behari ne kemi pasur një fluks të madh. Mund të them që ne gjatë ditëve të ndryshme kishim 150 persona adult. Vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por kryesisht nga jugu.Nga ana tjetër ulja e temperaturave është shoqëruar edhe me rastet e para të virozave gripale, ndonëse sipas Doktor Stronit, është muaji dhjetor ai që sipas statistikave rastet vijnë duke u shtuar.Gentian Stroni: Në këto moment fillojnë virozat e para, fillojnë problemet e para të traktit respirator si pasojë e ndeshjes me rrymat e ftohta të ajrit dhe moskujdesit që tregon njeriu në këto moment sepse nuk është një kohë e stabilizuar.Doktor Stroni bën apel të behet kujdes me ushqimet e konservuara si dhe ato të parapërgatitura pasi janë shpesh shkaktarë të helmimeve, jo vetëm gjatë temperaturave të larta por edhe gjatë stinës së dimrit.