Famulltari shqiptar Bledar Xhuli do t'i rrëfejë historinë e tij Papa Farnceskos

Historia e shqiptarit Bledar Xhuli, nga një emigrant i thjeshtë u bë famulltari i komunës së Kampo Bisencio në dioqezën e Firencës.Të martën më datën 10 nëntor Papa Francesko do të vizitoj këtë qytet duke marrë pjesë në Konferencën Kombëtare Kishtare. Në katedralen e Firences Santa Maria del Fiore, famulltari shqiptar Bledar Xhuli do t'i përcjellë të pranishmëve e vetë Atit të Shenjtë historinë e jetës së tij.Pak orë para këtij takimi imzot Bledar Xhuli në mikrofonin e Radio Vatikanit ka rrëfyer historinë e jetës së tij." Kam mbërrtiur në Itali nga Shqipëria në moshën 16 vjec, thotë ai. Në vitet '90 shumë shqiptarë largoheshin nga vendi pasi nuk kishte një të ardhme për ta. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri nuk ekzistonte mundësia për të ndërtuar një jetë më të mirë.Të gjithë largoheshin për të punuar disa vjet e për t'u kthyer më pas në shtëpi. Ky qe dhe projekti im, por dikush nga lart kishte projekte të tjera për mua..."Bledar Xhuli ka mbërritur në Itali në mënyrë klandestine. Historia e jetës së tij është historia e një emigranti adoleshent që në pamundësi për të gjetur punë në qytetin e Firences jeton e flen nën urë së bashku me disa shqiptarë të tjerë. Fatlum në historinë e jetë së tij është takimi me një prift italian në një kishë të Firences ku ai trokiti për të kerkuar ndihme. I rritur në një familje ateiste e pa asnjë kulturë fetar, Bledar Xhuli njihet falë këtij prifit me botën e e besimit të krishterë, nga ku nis dhe rrugëtimi e dedikimi i tij ndaj Kishës Katolike.Në lidhje me takimin e ardhshëm të tij me Papa Francesko në Firence, famulltari shqiptar rrëfen se "pas vizitës së Papa Franceskos në Shqipëri, në shtatorin e kaluar, zemra ime është e mbushur me mirënjohje. Papa Francesko shkoi në Shqipëri duke gjetur aty atë cka është e mirë, pra dialogu ndërfetar e duke ia demostruar botës. Këtë ndjenjë vlerësimin si shqiptar do t'ja përcjell Papa Franceskos.Ndjenja tjetër do të jetë si qytetar italian e prift në dioqezën e Firences, i kësaj Kishe që e jetojmë mes sfidave të përditshme e me dëshinë që vetë Papa Francesko na jep duke ndihmuar e pranuar të tjerët, të varfrin e emigrantin.Përsa i përket pyetjes se si besimtarët e kishës së tij në Kampo Bisencio po e presin vizitën e Papa Franceskos, famultari shqiptar u shrpeh se "Papa Francesko na habit të gjithëve me thjeshtësinë e tij, me mesazhin e tij që arrin drejt e në zemër të besimtarëve, dhe në mënyrë indirekte e pa nevojën e ne priftërinjve. Nga ana e besimarëve të gjithë po e presin të emocionuar fort këtë mbërritjen e Atit të Shenjtë, pasi Papa Francesko mund t'i jap atyre stimuj për besimin e tyre fetar e për jetën e përditshme. Dhe për personat që nuk janë praktikantë apo besimtarë, mesazhi i Papës vjen dhe për ta."