Fier, lagjia rome pa rrugë, banorët: Jetojmë si në mesjetë
Në Fier, në lagjen periferike "Drizë", ku jetojnë të pkatën 500 familje kryesisht të komunitetit rom, mungon infrastruktura. Rruga në të gjithë gjatësinë e saj prej 1.5 km, është e pashtruar, me gropa e baltë. Banorët apelojnë për zbatimin e projekteve që u janë thënë gjatë fushatave elektorale.Rruga kryesore e lagjes "Drizë", 1,5 km e gjatë në dalje të Fierit, është thuajse e pakaluesheme.Dikur nga më të rëndësishmet pasi ndodhet pranë linjës hekurudhore Fier-Ballsh, sot nuk është bërë asnjë investim prej të paktën 20 vitesh.Banorët thonë se pushtetarët i takojnë vetëm për fushata elektorale.Drejtuesit e automjeteve, apelojnë që të paktën të mbushen gropat e stërmëdha, ku dhe mjetet e rënda kanë vështirësi qarkullimi.Në lagjen drizë në Fier, banojnë rreth 500 familje, kryesisht të komunitetit romë./Oranews.tv/