Viktor Orban, kundër BE-së, por hero në vendin e tij

Politika kundër klandestinëve dhe mbyllja e kufijve me tela me gjemba të kryeminiistrit të Hungarisë kanë ndarë Europën, por brenda në shtëpinë e tij Viktor Orban rregulloi popullaritetin personal dhe të partisë që drejton.Tashmë nga hungarezët ai shihet si fitimtari rebel që nuk iu nënshtrua rregullave të unionit për të pritur klandestinët që ikin nga lufta dhe varfëria.Pavarësisht akuzave të ksenofobisë, ai nuk tregon asnjë shenjë moderimi në gjuhën që përdor apo në akuzat dhe sulmet ndaj Bashkimit Europian të cilin e konsideron të dështuar në raport me menaxhimin e krizës së klandestinëve.Pas takimit me homologun e tij slloven Miro Cerar në qytetin Lendava, Orban u shpreh:"Ne jemi dëshmitarë të një fluksi emigrantësh, i cili duket se nuk ka asnjë zgjdhje në horizont. Qindra mijëra njerëz me qytetërime të ndryshme kanë hyrë tashmë në kufijtë tanë në mënyrë të paligjshme dhe miliona të tjerë janë në rrugë e sipër. Ne hungarezët kemi një urdhër kombëtar: cdo hungarez është përgjegjës për cdo hungarez. Tashmë po jetojmë në një kohë kur ky urdhër duhet të respektohet më shumë dhe nga të gjithë, në mënyrë që të mbrojmë vendin tone dhe Europën gjithashtu.Austria i krahason politikat e kreministrit hungarez me ato të nazistëve, ndërsa ambasadori amerikan në Budapest paralajmëroi ksenofobi ndaj refugjatëve", por me sa duket Orban nuk trembet nga kritikat.Sipas Kombeve të Bashkuara , deri tani më shumë se 760 mijë klandestinë kanë kaluar tashmë Mesdheun, teska pritet që gjatë dimrit rreth 5 mijë të tjerë të kalajonë çdo ditë ujërat e egjeut ./Oranews.tv/