Mjeshtri i saçit ushqen 12 vetë, punon sa për të blerë një thes miell

Rushan Çiço banor i Drizës në Fier, prej pesë dekadash e fiton bukën e gojës me punët që nxjerr nga duart e tij.64 vjecari është i detyruar të mbajë familjen me 12 vetë falë objekteve metalike që punon.Më i shituri është saci, që përdoret për pjekje të gatimeve të ndryshme, një mënyrë sa tradicionale aq edhe artizanaleNuk ka mundësi të hapë një biznes, por punon në oborrin e shtëpisë. I duhet një ditë punë për të bërë një saç, të cilin e shet 1 mijë deri 1500 lekë të reja.Zanatin e ka trashëguar nga babai i tij dhe është në gjendje të punojë edhe kazanë rakie dhe enë të ndryshme metalike me mjete thuajse primitive“E kam nisur zanatin kur isha 12 vjeç. Fitoj 200- 300 lekë të reja në ditë. Shkoj fshat më fshat për ti shitur”Veglat e punës, me të cilat dikur punonte dhe i ati, kanë filluar të ndryshken, dhe mundësia për të blerë të reja nuk ekziston për zanatciun CicoPër kuponin tatimor ka dëgjuar ditët e fundit pasi bashkëshorten nuk ja lejojnë t'i shesë sacët tek tregu. Aksioni antiinformalitet ka mbërritur edhe në shtëpinë e tij, duke ja vështirësuar jetesën dhe mënyrën e tregtimit. Ato pak objektet tanimë i shesin derë më derë nëpër shtëpitë e klientëve."Më parë shkonim kudo. Ky na e preu tregun. Vajti plaka, nxorri një saç, por e larguan. Sëmurë e kam pension nuk marr. Po nuk punova ku të vete, të vjedh e të futem në burg nuk e bëj dot”Ndërkohë disa ditë më parë kryeministri edi rama deklaroi se qeveria do të heqë taksat për kategorinë e zejtarëve apo zanatçinjve derisa premtimi për taksa zero të kthehet në ligj, Rushani dhe gruaja e tij do të duhet të punojnë me frikën se nuk kanë ku t'i shesin produktet artizanale.zanatciu ne fier/Oranews.tv/