Punësimet, drejtoresha e DAP: Probleme me cilësinë e arsimit dhe trajnimit
Aplikantët që duan të punësohen në administratë kanë një nivel të dobët të arsimimit dhe trajnimeve. Drejtoresha e Administratës Publike shpjegon se pavarësisht nivelit të lartë të aplikantëve shumë vende kanë mbetur ende bosh. Albana Koçiu drejtoresha e DAP thekson se eleminimi i aplikantëve ndodh që në fazat e para të konkurimit.Albana Koçiu: Arsyet këtu janë të shumta, ndër të cilat mund të përdor faktetet që nuk plotësohen kriteret e edukimit, të trajnimit, të eksperiencës. 320 vende kemi arritru të plotësojmë me emërrime përfundimtare, janë ende 280 vende të tjera të cilat nuk janë plotësuar megjithë procedurat e zhvilluar.Në rastet ku një konkurs del pa fitues Administrata Publike detyrohet që të rihapë përsëri proçedurat e konkurimit.Albana Koçiu: Për të gjitha këto vende pune DAP detyrohet të rishpalli përsëri procedurën dhe të vijojë përsëri një procedurë për pranimi kandidaturash, paraseleksionimi.Sektorët të cilët kanë ende vende bosh në administratë sipas drejtoreshës janë tatimet dhe ministria e Financave.Albana Koçiu: Sidomos në institucionin e administratës Tatimore kemi goxha vende të lira. Kemi në institucionet qendërore, në Ministrinë e Financës, në administratën doganore.Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se rreth 20% të konkurseve që dështojnë dhe në disa raste edhe 50% dështim, pasi nuk nxjerrin fitues.Në këtë kuadër Kryeministri veçoi si të rëndësishme formimin në bazë të tregut të punës duke vënë në pah se arsimi në Shqipëri prodhoi diploma false dhe një treg të deformuar arsimimi dhe pune./Oranews.tv/