Shembjet në rrugë rrezikojnë izolimin e Zadrimës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2015, 13:40
Dhjetëra fshatra në Zadrimë të Lezhës, rrezikojnë të izolohen pasi rruga që i lidh me qendrat urbane është shembur në disa pjesë të saj, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.Dëmtimi i këtij segmenti ka nisur prej të paktën 1 viti, por kjo nuk ka shqetësuar autoritetet përgjegjëse.Udhëtimi në këtë aks është kthyer edhe në rrezik për drejtuesit e mjeteve.Banorët e Zadrimës kërkojnë ndërhyrje për sistemimin e rrugës.Ky segment është pjesë e akseve nacionale në varësi të Autoritetit Rrugor Verior.
/Oranews.tv/