Liga 1 Franceze, PSG hedh një hap të sigurt drejt titullit kampion
Kampionati Francez ka luajtur këtë fundjavë, javën e 32-të, ku ka rënë në sy një tjetër shkëputje në krye të klasifikimit të kryeqytetasve francez të PSG.Skuadra e teknikut Ancheloti ka fituar në transfertë ndaj Troua me rezultatin minimal 0-1. Goli i Matuidi në pjesën e dytë u ka dhënë tre pikë të arta kryeqytetasve që tashmë janë një hap pranë titullit kampion në Francë. PSG ka shfrytëzuar më së miri Barazimin e Marsejës në transfertë ndaj Lilës për të thelluar më tej diferencat me vendin e dytë.Një fitore në këtë javë të kampionatit ka shënuar edhe skuadra e Lion e cila është rikthyer te fitorja në shtëpi ndaj Toluses me rezultatin 4-1. Golat e këtij takimi u shënuan nga Grenier, Kone dhe Gomis për vendasit ndërsa për miqtë nga Tolusa shënio golin e vetëm Yeder.Në javën e 32-të të kampionatit transalpin janë shënuar këto rezultate:Valencienn 0-0 Sent EtiennTroua - PSG 0-1Ajasio - Nanci 1-1Bordo - Monpelie 4-2Brest - Reims 0-2Evian - Renne 4-2Lorient - Bastia 4-1Nice - Sosho 3-0Lion - Toluse 3-1Lille - Marsejë 0-0