"Djajtë e Kuq" në Madrid për Falcaon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2013, 16:35
Manchester United vazhdon të interesohet për Radamel Falcaon.Sulmuesi kolumbian i Atletico Madrid pëlqehet shumë nga Sir Alex Ferguson, i cili është i gatshëm të derdhë në arkat e klubit "Los Colchoneros" plot 47 milionë sterlina, plus edhe kartonin e sulmuesit meksikan Javier Hernandez.United, edhe pse me një dorë te titulli në Premier League, mposhti dje 0-2 Stoke City-n me golat e Carrick dhe Van Persie, ndërsa "El Tigre" shënoi një dopietë në ndeshjen e klsaj të diele kundër Granadas.Për të ndjekur nga pranë bomberit kolumbian, Ferguson kishte dërguar në Madrid shefin e tij, Jim Lawlor.Për Radamel Falcaon interesohen edhe klubet e Real Madrid, Chelsea, PSG dhe Manchester City.