Superliga Shqiptare java e 22-të

Superliga Shqiptare ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme të javës së 22-të, e cila ka dhuruar shumë emocione dhe rezultate surprise, sidomos përsa i përket zonës për të siguruar një vend në kupat e Europës.Kryesuesi i kampionatit, Skenderbeu është shumë pranë titullit të tretë kampion radhazi pas fitores 2-0 ndaj Besës. Korçarëve u mjafton vetëm 1 pikë për tu shpallur automatikisht kampion të supërligës në këtë sezon futbollistik. Ajo që vlen të theksohet është fakti se Ujqërit e Dëbores kanë dominuar futbollin shqiptar që nga fillimi i kampionatit e deri në fund. Përveç vendit të parë të siguruar tashmë nga kampionët në fuqi, interesante po bëhet gjithnjë e më shumë sigurimi i një vendi në kupat e Europës. Pothuajse të gjitha skuadrat pretendente kanë pësuar disfatë duke i dhënë mundësi Kuksit që të ngjitet në vendin e dytë të renditjes. Këta të fundit kanë mundur Tiranën me rezultatin 2-1 duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt zonës europiane. Përveç kryeqytetasve humbje në këtë fundjavë kanë shënuar edhe Flamurtari dhe Teuta, dy skuadra këto që pretendojnë seriozisht për të siguruar një vend në kupat e Europës.Vlonjatët janë shkatërruar në Krujë nga Kastrioti me rezultatin e pastër 3-0 në një ndeshje ku Krutanët kanë siguruar qëndrimin në kategorinë Superiore dhe kanë dominuar në 90 minutat e ndeshjes. Ndërsa Teuta është mundur në Shkodër me rezultatin 2-0. Deçiziv në këtë ndeshje kanë qenë dy golat e shënuar nga Smajli nga pika e pardhë e penalltisë.Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave Apolonia dhe Shkumbini kanë ndarë një barazim pa vlera 1-1 në Fier. Në Gjirokastër, Laçi ka fundosur më tej skuadrën e Luftëtarit, ndërsa në Ballsh, Bylis ka shkatërruar 4-1 Tomorin.Pas javës së 22-të, renditja e Superligës Shqiptare vijon të kryesohet nga:1          Skënderbeu    522          Kukësi    403          Flamurtari    394          Teuta     396          Vllaznia    357          Tirana     355          Laci     348          Kastrioti    319          Bylis    2910       Besa   2711       Shkumbini    2012       Luftëtari    1813       Tomori     1214       Apolonia    10