Seria A, rezultatet e javës së 32-të

Seria A ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 32 të kampionatit Italian. Ajo që bie në sy në këto javë të mbetura, është lufta e fortë që po bëhet për të siguruar një vend në kupat Europiane si dhe lufta për mbijetesë e skuadrave në fundin e tabelës së renditjes.Skuadra e Interit ka zhgënjyer edhe në këtë fundjavë duke u mundur nga Kaliari me rezultatin 2-0 në transfertë. Interi e nisi mirë ndeshjen duke goditur në pjesën e parë shtyllën me anë të Kambiasos. Por në pjesën e dytë, kur pritej që zikaltërit të gjenin rrugën e rrjetës, vjen edhe vendimi i dyshimtë i gjyqtarit Çeli në minutën e 63-të të ndeshjes, kur jep një penallti për Kaliarin pas kontaktit të Silvestre me Pinilja. Ky i fundit ekzekuton saktësisht duke shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij, ndërsa pak minuta më vonë gjen përsëri rrugën e rrjetës duke shënuar golin e dytë të ekipit sard, që i largohet përfundimisht zonës së rrezikshme të klasifikimit.Ndërsa Interi bie në vendin e 7-të, duke qenë tashmë në krizë rezultatesh e lojtarësh, pasi nga fusha e lojës të dëmtuar u larguan edhe Gargano e Nagatomo. Në mungesë të sulmuesve, qendërmbrojtësi Samuel në minutat e fundit luajti si qendërsulmues për të ndihmuar skuadrën të gjente rrugën e rrjetës.Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave, bie në sy fitorja 2-1 e Romës në fushën e Torinos, që i jep mundësinë kryeqytetasve të kapin "kushërinjtë" e Lacios në kuotën e 51 pikëve në vendin e 5-të, që aktualisht siguron vetëm pjesëmarrjen në Europa League.Në javën e 32 të Serisë A janë shënuar këto rezultate:Pescara - Siena 2-3Atalanta - Fiorentina 0-2Palermo - Bolognia 1-1Kaliari - Inter 2-0Kievo - Katania 0-0Xhenova - Sampdoria 1-1Parma - Udineze 0-3Torino - Roma  1-2Milan - Napoli 1-1Ndërsa sot mbyll javën e 32-të sfida mes Lacios dhe Juventusit.