Milan dhe Napoli ndajnë nga 1 pikë në delin për vendin e dytë

Dueli për vendin e dytë në kampionatin Italian mes Milan dhe Napolit, ka përfunduar në barazim 1-1. Të dy ekipet thjesht kanë mbrojtur pozicionet që mbajnë aktualisht në renditje, ndërsa i kanë dhënë mundësinë Juventusit që të shkëputet më shumë në kreun e klasifikimit, gjithmonë nëse fiton sot ndaj Lacios.Milani kishte shansin më të mirë që në këtë ndeshje të shkurtonte diferencën prej 4 pikësh ndaj Napolit të vendit të dytë dhe për këtë arsye të besuarit e Alegrit kanë kërkuar me ngulm golin që në minutat e para. Në “San Siro”, kuqezinjtë kanë dominuar totalisht fillimin e ndeshjes duke krijuar disa raste të pastra për gol në zonën napoletane. Por goli i parë i ndeshjes do të vijë vetëm në minutën e 30-të me autor francezin Flamini. Festa e Kuqezinjve nuk do të zgjasë shumë, pasi menjëherë vjen edhe kundërpërgjigja e Napolit. Pandev 3 minuta më vonë mposht Abiatin dhe rivendos barazpeshën duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjeve me rezultatin 1-1.Pjesa e dytë nuk ishte aq spektakolare sa e para, por shumë më e tensionuar. Si rrjedhojë, gjyqtari detyrohet të nxjerrë shumë herë nga xhepi kartonin e verdhë, ndërsa ndëshkon me karton të kuq Flamini për një ndërhyrje të gabuar ndaj Zunigas. Ndërprerjet për lojën e rrezikshme bëjnë që ritmi i të dy skuadrave të bjerë, ndaj në vërshëllimën përfundimtare, Napoletanët mbeten të kënaqur me pikën e marrë në këtë barazim, por sidomos me faktin se kanë ruajtur të pandryshuar distancën me rivalin direkt për vendin e dytë. Ndërsa nga ana tjetër Milan nuk është dukur shumë entuziast për barazimin në shtëpi pasi një fitore mund ti afronte ato shumë më afër kualifikimit direkt për në Chempions Ligë një objektiv i skuadrës së Alegrit për këtë sezon futbollistik.