Primera divizion java e 31, Fitore të lehta për Barçën, Realin dhe Atletikon Madridin
Kampionati Spanjoll ka luajtur këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javën e 31-të, ku ka rënë në sy një dominim i tre skuadrave të para në renditje. Barcelona, Real dhe Atletiko Madrid kanë shënuar fitoret e radhës duke treguar dominimin absolut të tyre në Primera Divizion. Viktima e radhës për kryesuesit e kampionatit këtë fundjavë ishte Zaragoza. Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio de la Romareda, Katalanasit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Goli i parë erdhi nga Thiago Alkantara në minutën e 20-të ndërsa Tello dyfishoi rezultatin në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë, përsëri Tello që shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën duke vulosur rezultatin e këtij takimi.Ashtu si Barcelona edhe Real Madridi ka fituar me të njëjtat shifra në këtë fundjavë të futbollit Spanjoll. Madrilenët mundën 3-0 në transfertë Atletiko Bilbaon. Reali e nis me gol ndeshjen pasi Ronaldo shënon që në minutën e dytë. Dyfishimi i rezultatit do të vonojë deri në minutën e 68-të, ku është sërish Ronaldo që shënon golin e qetësisë për Madrilenët. Goditjen përfundimtare për vendasit e bëri në minutën e 76-të Higuain i cili shënoi duke vulosur rezultatin e takimit në 3-0.Pas kësaj fitoreje, Reali vazhdon të ndjekë Barcelonën në distancë prej 13 pikësh, shtatë javë para përfundimit të kampionatit ndërsa mban në tre pikë diferencat me Atletiko Madrid që ashtu si Barcelona dhe Real ka shënuar një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë, ku ka shkatërruar Granadën me rezultatin 5-0.Në ndeshjet e tjera të kësaj fudjave janë shënuar këto rezultate:Real Betis - Sevilja 3-3Valladolid - Getafe 2-1Levante - Deportivo 0-4Espanjol - Valencia 3-3Malaga - Osasuan 1-0Rajo Valekano - Real Sociedad 0-2Atletiko Madrid - Granada 5-0Zaragoza - Barcelona 0-3Atletico Bilbao - Real Madrid 0-3Ndërsa sot mbyll javën e 31 sfida mes Majorkës dhe Selta Vigos.