Manchester City mund Chelsea dhe kalon në finale e FA Cup

Mançester Siti do të jetë përsëri finalist i Kupës FA, turne të cilin e fitoi dy vite më parë, pasi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale skuadrën e Çelsit, fituese e trofeut në edicionin e kaluar.Edhe pse ndeshja luhej në Stemford Bridxh, ekipi i Mançinit ka triumfuar me rezultatin 1-2 në atë që u cilësua finalja e parakohshme e turneut. Tashmë Qytetarët Britanik, janë favorit absolut për finalen e madhe, ku përballë do të ketë ekipin e Uigan, që mundi Milluoll një ditë më parë.Fituesit e dy edicioneve, më parë janë shfaqur shumë më agresivë në lojën e tyre, ndërsa kanë konkretizuar epërsinë në fushë me golin e Samir Nasri, në fundin e pjesës së parë. Më pas, ishte Serxho Aguero që dyfishoi shifrat në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, pas një paraqitje të shkëlqyer të argjentinasit që vërtetoi edhe një herë se po të mos ishte dëmtuar në mesin e sezonit, ndoshta tani skuadra e tij do të ishte ende në luftën për titullin kampion.Disavantazhi i dy golave zgjon Çelsin që mbylli ndeshjen në sulm, sidomos pas golit akrobatik të Demba Ba, i cili shkurtoi diferencën në minutën e 66-të takimit. Gjithsesi, Mançester Siti arrin të mbrohet mirë deri në vërshëllimën përfundimtare, duke marrë këtë fitore që i jep përsëri mundësinë për të fituar një trofe të rëndësishëm në këtë sezon pas dështimit në kampionat dhe në Chempions ligë.