Premier League, Manchester United një hap larg titullit në Angli
Pas fitores në këtë fundjavë ndaj Stoke Sitit me rezultatin 2-0, Mançester Junajtid i është afruar më shumë titullit kampion në Angli."Djajtë e kuq" kishin dhënë sinjale të një rënie në javën e kaluar, kur u mundën nga Mançester Siti në derbi, por kanë regjistruar një fitore të rëndësishme në këtë javë për të vazhduar rrugën e tyre drejt titullit të 20-të kampion.Skuadra e Ferguson ka gjetur golin e avantazhit që në minutën e 4-t me anë të Karrik, duke e patur më pas shumë të thjeshtë të administronin avantazhin e krijuar. Goli i dytë, që ka dhuruar edhe qetësinë për Aleks Ferguson, ka ardhur pas penalltisë së transformuar në gol nga Robin Van Persi në minutën e 66-të të ndeshjes.Në këtë fundjavë një fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e Arsenal që e sheh veten përkohësisht në vendin e tretë në renditje. Londinezët pasi kanë mundur në shtëpi ekipin e Nouriç me rezultatin 3-1, presin takimin mes Chelsea dhe Totenham për të mësuar nëse vendi i tretë u takon në renditje u takon atyre.Në këtë fundjavë, kampionati Anglez ka dhuruar emocione të shumta edhe pse disa ndeshje nuk janë luajtur për shkakt të impenjimeve të disa skuadrave në FA Cup .Kështu në javën e 33-të të Premier Ligës janë shënuar këto rezultate:Arsenal - Noruiç 3-1Aston Villa - Fulham 1-1Everton - Kuins Park Renxhers 2-0Riding - Liverpul 0-0Southempton - Uest Ham 1-1Njukasell - Sanderlend 0-3Stoke Siti - Manchester United 0-2Ndërsa takimet Chelsea - Tottenham dhe Manchester Siti - Uest Bromuiç do të luhen në një datë tjetër për arsye të impenjimeve të Chelsit dhe Manchester Sitit në FA Cup.