Hamburg, 2.8 milionë euro për Canën
Lorik Cana është shënjestra e parë e Hamburg si përforcim për merkaton e verës. Pavarësisht se duhet edhe gati dy muaj që të mbyllet krejt sezoni, gjermanët janë vënë në lëvizje për të forcuar ekipin për sezonin e ri, duke qenë se këtë vit kanë stonuar ndjeshëm.Vetë drejtori sportiv i gjermanëve, Frank Arnesen, ka shprehur interesimin për shërbimet e shqiptarit, i cili aktualisht luan te Lacio në Serie A. Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane (sportal.de), të cilat i kanë dhënë një vëmendje të veçantë, edhe për faktin se Cana është kapiteni i Kombëtares shqiptare.Hamburgu pritet t’i ofrojë 2.8 milionë euro Lazios për të marrë Canën, por nuk bëhet e ditur sesa mund të jetë oferta karshi (rroga) lojtarit të Kombëtares sonë.Aktualisht te Lazio, Cana përfiton 1.7 milionë euro neto në sezon, ndaj nëse do të lëvizë nga kryeqyteti italian, me siguri që do kërkojë diçka më tepër se rroga aktuale.