Kategoria e parë, java e 26-të, Lushnja kampione, Partizani hap falz në shtëpi
Partizani edhe pse tashmë është një hapë pranë kalimit në Superligën Shqiptare, ka bërë një hap fals në javën e 26 të kategorisë së parë. Demat e kuq nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në "Selman Stermasi" përballë skuadrës së Himarës e cila lufton për mbijetesë.Pjesa e parë e këtij takimi ka dhuruar mjaftë emocione edhe pse lojtarët e të dyja skuadrave janë treguar të pasaktë në finalizimin e aksioneve.Me fillimin e pjesës së dytë, janë miqtë nga Himara që gjejnë golin e avantazhit me anë të Dhramit, i cili vështirsoi shumë punën e vendasve për të marrë tre pikët e radhës. Pas disa tentativash radhazi duhej të vinte minuta e 86-të që Malo të evitonte humbjen e skuadrës, duke shënuar golin e barazimit dhe duke rikthyer gjithçka në barazpeshë. Ndeshja mbyllet në barazim 1-1 ndërsa pika e marrë në shtëpi, e lë ende të hapur betejën për vendin e dytë, edhe pse Partizani e sheh veten 9 pikë para Pogradecit të vendit të tretë.Kategoria e parë ka shënuar këtë fudjavë një moment të veçantë pasi Lushnja me fitoren ndaj Gramshit ka siguruar automatikisht kalimin në eliten e futbollit shqiptar.Në përballjet e kësaj fundjave janë shënuar këto rezultate:Besëlidhja -Burreli 1-0Tërbuni - Dinamo 1-1Elbasani - Iliria 3-1Burinti - Pogradeci 4-3Kamza - Naftëtari 2-1Ada - Mamurrasi 3-2Lushnja - Gramshi 2-0Partizani - Himara 1-1