Paloka: PS të miratojë ligjet e kërkuara nga KE-ja

Mazhoranca  është e gatshme ti rikthehet shqyrtimit të ligjeve të cilësuara në komisionet parlamentare.Përkatësisht për ligjin e Gjykatës së Lartë, nënkryetari i grupit demokrat  Edi Paloka thotë se pas propozimit të kreut të grupit socialist për tu rikthyer në komisione ligji, mazhoranca pret që opozita të jetësojë këtë qëndrim.Kjo thotë Paloka duhet bërë sa më parë në mënyrë që të votohen para dhjetorit ligjet e lëna detyrë nga Komisioni Europian për marrjen e statusit kandidat.Më 10 tetor  Komisioni Europian i la  detyrë klasës politike shqiptare të përmbyllë tre ligjet e kërkuara që kanë të bëjnë me Gjykatën e Lartë, ligjin për nënpunësin civil si dhe ndryshimet në rregulloren  e Kuvendit.Në këto kushte Komisioni Europian  do të vendosë nëse do ti japë përfundimisht  Shqipërisë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian.