Konfindustria: BSH-ja të ulë normën bazë të interesit

Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë të vlerësoj sa më shpejtë zbutjen e mëtejshme të politikës monetare për të ulur normën bazë prej 4% të interesit për monedhën kombëtare Lek-un.Në kërkesën e saj, Konfindustria thekson se Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë  me politikat zbutëse monetare ndërsa  vlerëson, se shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në sistemin bankar të vendit,  qëndrueshmëria e Leku-t sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe norma e inflacionit në intervalin e parashikuar prej 2-3%, krijojnë kushtet për rritjen e likuiditetit në ekonomi.“Kërkesa e Konfindustrisë drejtuar Bankës së Shqipërisë për ndërhyrje të menjëhershme për uljen e normës bazë të interesit arsyetohet pas të dhënave të ardhura pranë saj nga grupet kryesore të industrive, që prodhojnë për tregun e brendshëm, për vazhdimin e qëndrimit në nivele të ulta  në 9 mujorin e vitit 2012 të: a - treguesit të shitjeve të shoqëruar edhe me b- të normës së fitimit të një pjese të madhe të sektorëve industriale. Të dhënat e mësipërme të shoqëruara me: - tregues tepër të  ulët të konsumit si dhe me -shtimin e përqindjes së kapaciteteve të pashfrytëzuara të industrive, shprehin qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator” thuhet në deklaratë.Konfindustria vlerëson, se niveli i ulët i jetës së qytetarëve shqiptare, shprehet në  konsumin vetëm të mallrave dhe shërbimeve bazike me të domosdoshme të jetesës. “Sa më sipër  sjell rrezikun, që  çdo rënie e mëtejshme e konsumit si pasojë e mungesës së likuiditetit do të prekte ndjeshëm para se gjithash industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë kombëtare në një cikël të mbyllur negativ me pasoja të rënda në qëndrueshmërine makroekonomike të vendit, papunësinë dhe mireqenien e qytetarëve shqiptare” shton Konfindustria.